Futboll Sport

U largua nga Skënderbeu?/ Trabzonspori, 200 mijë euro Chievos për Alie Sowe

E ardhmja e Ali Sowe mund të jetë në Turqi te Trabzonspori. “Goleadori” i Superiores pëlqehet shumë nga klubi turk, që ka përgatitur një ofertë prej 200 eurosh për Chievon, skuadër që ka në pronësi sulmuesin nga Gambia.

Lajmi konfirmohet nga shtypi turk, që e konsideron afrikanin Sowe makineri golash. Tashmë topin kalon në fushën e Cheivos, që na në dorë të ardhmen e lojtarit. Shumë nuk është e madhe, por nëse mungojnë ofertat më të mira për të, skuadra e Serisë A mund ta pranojë ofertën.

Sa i përket qëndrimit të mundshëm te Skënderbeu, gjithçka do të varet nga pjesëmarrja ose jo e kampionëve të Shqipërisë në Champions. UEFA e ka pezulluar për 10 vjet Skënderbeun në kompeticionet europiane, por korçarët pretendojnë se me ankimin në KAS të paktën edhe për sezonin e ardhshëm ekpi juglindor do të jetë në Europë.

Related posts

SUPERIORE/ Vllaznia humbi mundësinë për kreun, ja si ndryshon renditja pas dy ndeshjeve…

Delo.autor

Kjo është skuadra fituese e Anglisë, edhe po dështuan lojtarët

Sadik.Autor

Ekuilibri në Seria A: Kampionat unik në 5 ligat më të mira në Europë

Sadik.Autor

Leave a Comment