Futboll Sport

Vllaznia, pikët në trasfertë për të siguruar mbijetesën

Sërish jashtë zonës së rënies nga kategoria, por me rrezikun që mbetet aty. Dy pikët më tepër se Teuta e vendit të parafundit nuk japin garanci dhe nuk lënë kohë për të festuar suksesin minimal me Laçin.Për të qëndruar mes më të mirëve, ecuria pozitive duhet të vazhdojë dhe këtë herë shkodranët janë në garë edhe kundër statistikave. Detyra primare e skuadrës së Ernest Gjokës është që të ndryshojë paraqitjet në ndeshjet jashtë fushe, duke nisur nga ndeshja e radhës, përballë Flamurtarit në Vlorë.

Ecuria në trasfertë gjatë këtij kampionati ka qenë pika më e dobët e shkodranëve. Vetëm dy fitore dhe dy barazime në 15 ndeshje të luajtura. Nga suksesi me Lushnjën në fushën asnjëanëse të Fierit, në javën e parë të kampionatit, kuqeblutë pritën plot 5 muaj për të regjistruar një tjetër fitore jashtë fushe.Kundërshtari ishte i njëjti, ashtu edhe si rezultati final 2-0, por ndryshimi lidhet se suksesi i datës 10 shkurt u regjistrua në Lushnjë. Nga ai takim, asnjë fitore tjetër. Dy barazime pa gola në trasfertë me Luftëtarin dhe Kamzën. Vetëm 8 pikë në 15 javë janë shumë pak për llogaritë finale të edicionit.

Paraqitjet e shkodranëve jashtë fushe duhet të ndryshojnë për ndeshjes së kësaj fundjave. Flamurtari është një skuadër më e fort në letër, por oshilacionet e vlonjatëve që kanë ndikuar edhe në prishjen e humorit mes tifozëve kuqezi duhet të jenë faktorë që Vllaznia mund ti shfrytëzojë në favorin e saj. Çdo pikë në 5 ndeshjet e mbetura do të ishte e çmuar për të arritur objektivin e mbijetesës.

Related posts

“EURO 2020″/ E pabesueshme, sulmuesi Schick realizon golin e “nockaut-it” ndaj Holandës (VIDEO)

Delo.autor

Dita e së vërtetës për Kalenë dhe Flamurtarin, vlonjatët plotësojnë mbrojtjen

Isa.Autor

Nemanja Matic: Manchester United është nën presion!

Sadik.Autor

Leave a Comment