Futboll Sport

Wenger: Humbja e Ronaldos, gabimi më i madh në karrierë

Wenger pendohet që dështoi ta transferojë Ronaldon në Arsenal në vitin 2003.
Arsene Wenger e konsideron mos transferimin e Cristiano Ronaldos si pendimin më të madh në karrierë duke thënë se portugezi mund të kishte ndryshuar për të mirë historinë e Arsenalit.

Përgjatë 22 viteve te Topçinjtë, Wenger ka përjetuar humbej të shumta të lojtarëve në transferimi. Disa ikona i kanë shpëtuar nga duart Wengerit.

Ata kanë qenë në garë edhe për Ronaldon, që po bëhej gati të largohet nga Sportingu në vitin 2003, por negociatat ngecën dhe Manchester Unitedi u tregua më i zoti duke e transferuar pesë herë fituesin e “Topit të Artë” në Old Trafford për 12 milionë funte (16 milionë dollarë).

Wenger ka folur për sajtin e Arsenalit për këtë dështim, për çka edhe thotë se është pendimi më i madh në karrierë: “Lojtarët që kemi humbur, i pari që më shkon gjithmonë në mendje është Ronaldo”.

“Ai ishte këtu me nënë e tij dhe ishim shumë afër transferimit. Më pas doli Man Unitedi dhe ata kishin Carlos Queiroz në atë kohë, që ishte ndihmës trajner i tyre. Unitedi luajti miqësore me Sporting Lisbon, Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm dhe nënshkruan me të”, shtoi Wengeri.

“Mund të imagjinoni se si do të ishte të kesh në një skuadër së bashku Thierry Henry e Ronaldo. Më vonë, Unitedi së bashku kishte Rooney, Ronaldo dhe Van Nistelrooy, duke bërë një ekip të shkëlqyer me Giggsin e Scholsin gjithashtu. Ata (Henry e Ronaldo së bashku), mund të kishin ndryshuar historinë time këtu e të Arsenalit gjithashtu”, theksoi mes tjerash Wenger.

Ronaldo qëndroi te Manchesteri nga viti 2003 deri më 2009, ku fitoi tituj të shumtë, duke përfshirë një Ligë të Kampionëve dhe një Top të Artë, teksa shënoi 118 gola në 292 paraqitje.

Në vitin 2009, ai u transferua në Madrid për një shumë rekord në atë kohë, 96 milionë euro, për të shkruar histori te Los Blancos, ku ka fituar katër herë Topin e Artë dhe tre herë Ligën e Kampionëve, ndërsa është sërish me Real Madridin në finale – me 26 maj do të përballen në Kiev me Liverpoolin.

Deri më tani, Ronaldo numëron 449 gola për Realin në vetëm 436 paraqitje.

Related posts

SFIDA ROSENBORG-LINFIELD/ Arbitrave shqiptarë u besohet ndeshja Champions, ja emrat

Delo.autor

LUAN APO JO NË DERBI? Gega merr vendimin për Alban Hoxhën

Isa.Autor

Pjesa e parë/ Në Elbasan, Flamurtari e Laçi ndalen nga shtylla!

Sadik.Autor

Leave a Comment