Futboll Premier League Sport

Yaya Toure e ka një arsye të fortë përse e quan Matic k**vë

Yaya Toure ka thënë me shaka se e urren Nemanja Matic pasi është lojtari më i fortë me të cilin është përballur gjatë aventurës së tij me Manchester City-n. Mesfushori veteran do të largohet nga “Qytetarët” në fund të sezonit pas tetë vitesh në “Etihad Stadium” dhe është vetëm dy ndeshje larg nga “lamtumira” e tij. 34-vjeçari u bashkua me City-n nga Barcelona në vitin 2010-të dhe ka fituar tre tituj të Premier League. Edhe pse është përballur me shumë yje në kampionatin anglez, ai beson se Matic ishte më i vështiri nga të gjithë.

“Unë e urrej atë, bir k***e”. Është kaq e vështirë të luash kundër tij. I gjatë dhe i fuqishëm gjithashtu. Ishte vërtetë kënaqësi të luaja kundër tij, edhe pse ishte shumë e vështirë. Është shumë i fuqishëm dhe i gjatë. Është e vështirë të gjesh një lojtar kundërshtar që të luajë kundër meje dhe të më ndalë… janë pak si ai, por Matic ishte njëri prej tyre që më hapte gjithmonë probleme. Ai mund të vrapojë, mund të ndjekë pas, të luftojë. Është shumë i mirë, lojtar shumë i mirë.

Së bashku me kundërshtarët, Toure ka luajtur edhe me një numër të madh lojtarësh gjatë kohës së tij me City-n. Pa dyshim Sergio Aguero është sulmuesi rekordmen që ai e vlerëson më shumë dhe e ka të preferuarin e tij.

“Të gjithë e dinë se kam ndjenja për Agueron. E dua Agueron. Ky djalë është një sulmues shumë i mirë. Është i kompletuar. E dua gjithashtu David Silva-n dhe Vincent Company. Do të më mungojnë shumë shokët e ekipit, do të më mungojë Raheem Sterling dhe i vogli Leroy Sane. Duken si foshnja. Ndeshjen e fundit në Manchester, Toure do ta luajë ndaj Brighton ditën e mërkurë.

Related posts

E BUJSHME NGA SPANJA/ Niset drejt Real Madridit blerja e parë 60 milionë euro…

Delo.autor

SFIDA NDAJ ATALANTËS/ Trajneri Conte: Ata po rriten nga ndeshja në ndeshje…

Delo.autor

NOTAT E KOMBËTARES/ Nga Manaj tek Kumbulla, shihni vlerësimet lojtarëve për paraqitjen ndaj Polonisë

Delo.autor

Leave a Comment