Futboll Premier League Sport

Ylli i Chelsea-t zbulon përçarjen në dhomat e zhveshjes 24 orë përpara finales së FA Cup

Fantazisti i Chelsea-t Willian ka lënë të kuptohet se ka një përçarje në dhomat e zhveshjes…një ditë përpara finales së FA Cup.

Asi brazilian, 29, ka sugjeruar se ka një përçarje në dhomat e zhveshjes për shkak të trajnerit italian vetëm një ditë përpara sfidës ndaj Manchester United në Wembley.

Conte pritet të largohet nga Blutë këtë verë pas një sërë marrëdhëniesh të prishura dhe një sezoni zhgënjyes në kampionat.

Dhe kur pyetet të tregojë për atmosferën në dhomat e zhveshjes nga ESPN Brasil, Willian për pak sa nuk i shpëtoi.

“Oh Zot! Me të vërtetë do ta dish situatën?

“Epo, disa të tjerë…më mirë të flasim një herë tjetër.”

Braziliani nuk ka luajtur aq shumë sa do të kishte dashur gjatë javëve të fundit, duke nisur vetëm dy ndeshje nga minuta e parë në gjashtë takimet e fundit.

Tani mesa duket marrëdhënia e tij me trajnerin është e thyer – me Conte që njihet si një teknik që bën armiq. Dy emrat e fundit janë Diego Costa dhe David Luiz.

Related posts

“PROFECIA KLOPP”/ Ja çfarë thoshte tekniku gjerman në vitin 2019 për krijimin e Super ligës…

Delo.autor

BARDHEBLUTË NË KAOS/ MEMA qëndron te Tirana, por ja “kushti” i vendosur (DETAJE)

Isa.Autor

E prisnin në Izrael, mesfushori i kombëtares firmos në Greqi (DETAJET)

Isa.Autor

Leave a Comment