Futboll Seria A Sport

Zanetti: Interi meriton dhe duhet të luaj sezonin tjetër në Ligën e Kampionëve

Legjenda e Interit, Javier Zanetti, thotë se zikaltrit duhet të jenë pjesë e  Ligës së Kampionëve.Interi do ta ketë finalen e madhe ndaj Lazios që vendos se cila skuadër kualifikohet në garën më të madhe të futbollit evropian për klube.

Lazios i mjafton edhe barazimi, por Interit i nevojitet një fitore për të siguruar prezencën në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm. Zanetti dhe Adriano ishte bashkëlojtar për gjashtë vite

“Ne shpresojmë se Interi mund të ketë ndeshje të madhe. Mendoj se trajneri, stafi i tij dhe lojtarët meritojnë të jenë në Ligën e Kampionëve vitin tjetër. Luciano Spalletti ka shumë eksperiencë dhe ai e ka përgatitur mirë ekipin për një performancë të madhe”.

“Liga e Kampionëve është një garë të cilës Interi i takon. Nëse ne hyjmë në Ligën e Kampionëve, atëherë kemi mundësinë për të investuar dhe për të krijuar skuadër edhe më të fortë. Nëse nuk ja dalim, do të mbajmë lojtarët e njëjtë sepse jemi në fillim të një rruge të gjatë”.

“Trajneri e ka kuptuar nga fillimi çka do të thotë të përfaqësojë Interin. Ai punon shumë dhe lojtarët po e ndjekin, kështu që të dielën shpresoj se do ta arrijmë synimin tonë”, deklaroi Il Capitano. Interi dhe Lazio takohen të dielën në ora 20:45 në Olimpico të Romës.

Related posts

RRËFIMI/ Gerard Pique: Në Botërorin 2010 vendosa trupin tim në rrezik për Spanjën

Delo.autor

MERKATO E VERËS/ Mesfushori Çela rinovon me Kastriotin, arrin marrëveshjen me klubin mbrojtësi…

Delo.autor

Shkëndija fiton derbin me Renovën, Ibraimi Këpucën e Artë

Sadik.Autor

Leave a Comment