Futboll Premier League Sport

Zlatan Ibrahimovic bëhet nostaltgjik/ I mungon shumë…

Zlatan Ibrahimovic e ka pranuar se i mungon Manchester Unitedi dhe ish-trajneri, Jose Mourinho.

Në një video emocionale të postuar në faqen zyrtare të Unitedit në Twitter, sulmues suedez iu adresua klubit të tij të vjetër, i cili ishte mbledhur për ndarjen e çmimeve të fund sezonit të martën mbrëma.

“Dua t’iu them të gjithë tifozëve: Më mungoni, më mungon të luaj në Old Trafford dhe t’i shoh të gjitha maicat e bardha. Kam kujtime të mëdha nga atje”, tha Ibra.

Ai nuk e harroi as trajnerin portugez, Jose Mourinhon.

“Trajner [Jose Mourinho], edhe ti më mungon. Ti e di çfarë duhet të bësh për të fituar. Nuk ka fshehtësi pas saj”, shtoi ai.

Muaji e kaluar, Ibrahimovic e shkëputi kontratën me Manchester Unitedin, e cila do t’i përfundonte në fund të këtij sezoni gjithsesi, dhe iu bashkua LA Galaxy në MLS të SHBA-së.

Related posts

Aubameyang provokon Borussia Dortmundin, ja me çfarë fanelle ka luajtur futboll

Q.Autor

Pas Pjaniç, Juve kërkon një tjetër yll nga Roma

Q.Autor

KRISJA ME REJËN/ Zbulohen prapaskenat për Armando Brojën

Delo.autor

Leave a Comment