Futboll Seria A Sport

Zyrtare, Carlo Ancelotti trajneri i ri i Napolit

Carlo Ancelotti është trajneri i ri i Napolit. takimi që trajneri ka patur sot me presidenti Aurelio De Laurentiis ka qenë i suksesshëm, palët kanë dakord dhe Ancelotti ka firmosur një kontratë 2-vjeçare me nënkampionët e Serisë A.

I shkarkuar nga stoli i Bayern në tetor të vitit të kaluar, trajneri italian ka qëndruar disa muaj pushim, por tashmë do të ulet sërish në stolin e një skuadre italiane, pas disa vitesh anembanë Europës. Ancelotti ka nënshkruar një kontratë 2-vjeçare, me opsionin për një të tretë, nga e cila do të përfitojë 6.5 milionë euro për sezon.

Related posts

FORMULA 1/ Piloti Vettel zbulon objektivin: Dua ta mposht Ferrarin që në garën e parë si rival

Delo.autor

PARTIZANI NË KOLAPS/ Ja cilat janë sfidat kryesore të Skënder Gegës pas rikthimit te të kuqtë

F.autor

HARRON CARBONERO-N/ Iker Casillas: Ja kush është dashuria e re

Delo.autor

Leave a Comment