Futboll Seria A Sport

Alisson Becker zgjedh formacionin e ëndrrave

Portieri i Roma-s dhe Brazilit Alisson Becker ka zgjedhur ekipin e ëndrrave ku përfshihen edhe Paolo Maldini, Pirlo dhe Totti.

Gardiani ka dhënë 11-shen ideale për Roma TV dhe ka zbuluar admirimin e tij për futbollin italian.

Mbrojtës si Maldini dhe Cannavaro ishin pjesë e formacionit, ashtu si Andrea Pirlo apo ish-shoku i ekipit te Roma, Francesco Totti.

Shumica e të tjerëve ishin lojtarë që kanë luajtur në Serie A gjatë karrierës së tyre, si ish-portieri i Parma-s Taffarel, mbrojtësi i Roma dhe Milan Cafu dhe ish-lojtari i Inter, Roberto Carlos.

Pjesë e formacionit ishin edhe Zinedine Zidane që ka luajtur tek Juventus dhe Fenomeni Ronaldo që ka veshur fanellën Zikaltër.

Vetëm Lionel Messi dhe Neymar janë të vetmit lojtarë që janë pjesë e formacionit të tij dhe që nuk kanë luajtur në kampionatin italian.

Ekipi i ëndrrave të Alisson: Taffarel; Cafu, Maldini, Cannavaro, Roberto Carlos; Pirlo, Totti, Zidane; Messi, Ronaldo, Neymar.

Related posts

Ançelotti “peshkon” në Gjermani/ Nis tratativat për të sjellë në ekip lojtarin e Bayern Munich

Sadik.Autor

Gabim apo faj me dashje? Kamza rrezikon rënien edhe nëse fiton me Partizanin (Foto)

Sadik.Autor

LAJM I KEQ PËR MILAN/ Mbrojtësi Kjaer mbyll vitin, Maldini nis “peshkimin” për zëvendësues tek…

Delo.autor

Leave a Comment