Futboll Sport

Ambasadori britanik reagon për golin e Januzajt: Gëzohem kur shënojnë kosovarët, por këtë herë…

Lojtari me origjinë shqiptare, Adnan Januzaj, shënoi dje një gol mjaft të bukur në përballjen Belgjikë-Angli në Kupën e Botës, dukë u dhënë belgëve vendin e parë në grup.

Në lidhje me golin e mesfushorit ka reaguar dhe ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Ruairi O’Conell, i cili i ka kushtuar një status lojtarit të Belgjikës.

Ruairi O’Conell duket se është duke e ndjekur nga afër Botërorin, sidomos lojtarët kosovarë që luajnë nëpër Kombëtare që marrin pjesë në këtë Botëror.

Por, ndryshe nga gëzimi i tij kur shënuan Xhaka, Shaqiri dhe Xhemajli, për Januzajn ai ka një mendim tjetër.

“Zakonisht gëzohem kur shënojnë Kosovarët . . . veç sonte më pak”, ka shkruar Ruairi O’Conell në statusin e tij të fundit për Januzajn.

Related posts

Pjesëmarrja në Europë, stadiumet që kanë përzgjedhur ekipet shqiptare

Sadik.Autor

Bayern te porta, por Realin e shqetëson klubi i madh anglez

Sadik.Autor

LAZIO – JUVENTUS/ Vendasit kalojnë në avantazh, shënon autogol Emre Can

Delo.autor

Leave a Comment