Gossip Sport

Argjentina zhgënjeu, por jo tifozet e saj (FOTO)

Tifozet argjentinase kanë mbetur të zhgënjyera nga humbja 3-0 e përfaqësueses së tyre në mbrëmjen e djeshme. Skuadra e udhëhequr nga sulmuesi i Barcelonës, Lionel Messi u mund nga kombëtarja kroate e Rakitic, Modric dhe Perisic me shokë. Djemtë ballkanas ia dolën që të mposhtin me sukses nënkampionët e “Brazil 2014”.

Trajneri Jorge Sampaoli ashtu sikurse edhe lojtarët e tij nuk i kanë shpëtuar komenteve negative dhe kritikave të shumta nga tifozët argjentinas dhe jo vetëm. Shumë bukuroshe, mes tyre edhe bashkëshortja e futbollistit Martin Demichelis.

Evangelina Anderson në shenjë mbështetjeje të përfaqësueses së tyre kanë realizuar disa foto interesante para ndeshjes me Kroacinë. Megjithëse, ndeshja përfundoi në favor të kroatëve, fotot mbeten tejet tërheqëse.

Mes tyre janë edhe Solci Perez, Jimena Baron dhe Rocio Guirao Diaz. Pavarësisht se kombëtarja e tyre u mund me rezultatin e thellë 3-0, fotot e bukurosheve janë komentuar pozitivisht nga fansat në rrjetet sociale.

Aregjentina ka shansin e fundit në përballjen ndaj Nigerisë, por në këtë takim i duhet me patjetër një mrekulli, pasi është në disavtazh golash me Islandën.

Related posts

LIVERPOOL-MANCHESTER CITY/ Bota me sytë nga “Anfield Road”, super sfida që premton spektakël

Delo.autor

POGBA NUK DO TË LARGOHET NË JANAR/ Manchester United ofertë stratosferike për rinovim me yllin francez

Delo.autor

SFIDA ME SKOCINË/ LILAJ mesazh Panuçit: Krijo një grup stabël që të vijnë rezultatet

Isa.Autor

Leave a Comment