Futboll La Liga Sport

Asensio tek Liverpool? Madrilenët janë të bindur për të ardhmen e mesfushorit spanjoll

Real Madrid ka vendosur që të mos e shesë Marco Asension. Gjigantët e La Liga-s më parë kishin planifikuar që t’a shisnin mesfushorin me tipare sulmuese që të mblidhnin fonde për të nënshkruar me Neymar. Mirëpo, e përditshmja spanjolle “Marca” pretendon se drejtuesit madrilenë janë të bindur për mos shitjen e tij, pasi e shohin si një lojtar tepër i rëndësishëm për të ardhmen.

Një nga klubet që ka shfaqur më shumë interes për të marrë shërbimet e tij është Liverpool. Trajneri Jurgen Klopp dëshiron që t’a ketë në grupin e tij 22-vjeçarin dhe është i gatshëm që të paguajë klauzolën e blerjes së tij. Por, duket që interesi i gjigantëve të Premier League nuk është marrë parasysh nga “Los Blancos”, të cilët e konsiderojnë ende një lojtar që do t’i shërbejë ekipit në fazën tjetër.

Aktualisht Asensio është me përfaqësuesen e tij, Spanjën në Botërorin që po zhvillohet në Rusi. Në konferencën e djeshme për shtyp, mesfushori komentoi edhe lajmet për ofertën e Liverpool. Ai theksoi se është i përqendruar te objektivi që kanë në Kupën e Botës dhe se nuk dëshiron të flasë për merkaton.

Pas përfundimit të këtij kompeticioni, Real Madrid do të kërkojë që të bisedojë ballë për ballë me lojtarin lidhur me të ardhmen e tij.

“Liverpool? Tani jam i përqendruar në Kupën e Botës. Pas kësaj do të flasim për këtë. Jam i lumtur që Julen Lopetegui është trajner i Realit, nuk kam biseduar ende me të. Besoj pas Botërorit do të komunikoj, tani jam i fokusuar këtu”- tha lojtari.

Related posts

ËSHTË DJALI I PAOLO MALDINI/ Daniel bëhet gjenerata e tretë që do të luajë për Milan

Delo.autor

E BUJSHME/ Juventusi futet në garë për mbrojtësin më të mirë në botë

Isa.Autor

NIS REVOLUCIONIN “ZIKALTËR”/ Marotta arrin akordin me yllin e Manchester Cityt…

Delo.autor

Leave a Comment