Futboll Sport

Atletico Madrid nis kontaktet me Milanin për sulmuesin që dështoi këtë sezon

E ardhmja e Nikola Kalinic duket gjithnjë e më larg Milanit. Pas ofertave nga Kina, klubi i fundit që ka shfaqur interes për kroatin është Atletico Madrid. Sulmuesi kroat edhe pse erdhi me bujë në “San Siro”, do të largohet pa lënë gjurmë, teksa sezoni i tij i parë ishte për t’u harruar me kuqezinjtë. Përveç Milanit, kroati ka zhgënjyer edhe ekipin kombëtar. Duke nënshkruar nga Fiorentina për një marrëveshje huazimi verën e kaluar, ai shënoi vetëm gjashtë gola në vitin e tij të parë me kuqezinjtë dhe humbi vendin e titullarit me trajnerin Gennaro Gattuso, që e dërgoi edhe në një ndeshje për sjellje të keqe. Pak ditë më parë, ai u dërgua në shtëpi nga trajneri i Kroacisë, pasi sulmuesi refuzoi të hynte në fushë si zëvendësues me motivin se vuante nga një dhimbje në shpatull.

Megjithatë, “Corriere della Sera” pretendon se Diego Simeone është i interesuar për 30-vjeçarin dhe dëshiron t’i ofrojë atij mundësinë e një fillimi të ri. Sipas të përditshmes italiane, trajneri argjentinas personalisht i ka telefonuar drejtuesve të Milanit për t’u propozuar këtë veprim, me bisedimet mes klubeve që po zhvillohen tani. “Corriere della Sera” gjithashtu beson se, në rast se Kalinic largohet, “Djalli” mund të shikojë të nënshkruajë me italianin Ciro Immobile, i cili bëri një sezon të shkëlqyer te Lazio, me bardhekaltërit që e humbën mundësinë për të marrë pjesë në Champions League vetëm në ndeshjen e fundit ku u mposhtën nga Interi. Gjithashtu një tjetër opsion për kuqezinjtë për të zëvendësuar Kalinic është edhe Radamel Falcao, i cili është rikthyer në formën e tij më të mirë te Monaco.

Related posts

LIVE/ Mbyllet ndeshja Inter-Atalanta. Rezultati 1-1

Delo.autor

PAS HUMBJES NDAJ LAÇIT/ Martini: Ja ndryshimi mes Teutës aktuale me atë të vitit të shkuar

Delo.autor

ZBULON PËRFORCIMIN E RADHËS/ Barcelona nënshkruan me 19-vjeçarin brazilian…

Delo.autor

Leave a Comment