Futboll La Liga Sport

Atletico Madrid, zëvendësuesi i Griezmann do të jetë francez…

Atletico Madrid është gati t’i shpenzojë të gjitha paràtë që do të marrë nga shitja e Antonie Griezmann për të marrë një tjetër francez, që praktikisht do ta zëvendësojë kokë më kokë!

Griezmann deklaroi se para fillimit të Kupës së Botës do të deklarojë publikisht se ku do të luajë në vitin që vjen dhe në rast se vendimi i tij do të jetë për të shkuar te Barcelona, atëherë Atletico Madrid do të bëj një mega-ofertë për Thomas Lemar të Monaco.

Atletico do të marrë 10 milionë euro nga shitja e Griezmann dhe plot 90 milionë euro do të shpenzohen për Lemar. Vetëm me këtë shumë mund të mposhtet konkurrenca e Arsenal dhe Liverpool.

Lajmin e ka bërë të ditur gazeta “AS”, sipas të cilës, drejtori i Atletico, Andrea Berta, ka udhëtuar për në Francë për të marrë përgjigjen përfundimtare nga Griezmann dhe për të folur me Lemar.

Related posts

“LEGJEONARËT”/ Fundjavë pozitive për lojtarët shqiptarë në Europë, ja si vlerësohen shqiptarët…

Delo.autor

Atl Madrid nuk dorëzohet për Filipe Luis, kërkon një MAL ME PARA nga PSG

Isa.Autor

Zyrtare, Skënderbeu transferon jashtë vendit sulmuesin

Sadik.Autor

Leave a Comment