Futboll Sport

Austri-Gjermani dhe Angli-Nigeri, testet e luksit para Botërorit

Austri-Gjermani dhe Angli-Nigeri, dy miqësore luksi, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Botërorit “Rusi 2018”.

Në orën 18:00, më stadiumin “Wörthersee” të Klagenfurtit, përfaqësuesja austriake, e cila nuk mundi të kualifikohen në Botëror, do të presë kampionët në fuqi të botës në testin e parë të rëndësishëm pata turneut madhor të vitit. Për Joakim Low është momenti vendimtar për të kuptuar nëse portieri Manuel Neuer është në formën e duhur për të qenë titullar në Botëror, pas një mungesa të gjatë për arsye dëmtimi. Nuk do të luajnë në këtë test as Jerome Boateng dhe Mesut Ozil por për shkaqe fizike.

Në miqësoren e fundit “Pancerat” u mposhtën 0-1 nga Brazili, por duhet theksuar fakti që kjo është disfata e vetme që pas eliminimit nga Franca në “Euro 2016”.

Nga ana tjetër, Austria ka fituar 5 përballjet e fundit dhe duket se është në formë për startin e kualifikueseve në vjeshtë.

Vetëm 15 minuta më vonë, pra në 18:15, Anglia do të presë në “Wembley” një tjetër finaliste të Botërorit, Nigerinë.

Përfaqësuesja e “Tre Luanëve” nuk është mposhtur kurrë në 16 përplasjet e mëparshme me skuadrat afrikane, ndërsa në takimin e fundit me Nigerinë në Botërorin e 2002-shit ka arritur një barazim pa gola.

Related posts

RIKTHEHET FUQISHËM FAMPIONI FLORIAN MARKU/ Mposht Charlton: Me këto flokë s’më mund dot (VIDEO)

Delo.autor

KORONAVIRUSI/ Legjenda Juventusit, Alessandro Del Piero publikon FOTON solidarizuese nga Tirana

Delo.autor

INTERI blindon mbrojtjen dhe “thërret” ICARDIN, ja si do të luajnë zikaltërit

Isa.Autor

Leave a Comment