Futboll La Liga Sport

Barcelona e la pa Botëror, lojtari francez kërkon largimin nga “Camp Nou”

Me Romën ai bëri paraqitje fantastike ndaj e meritoi edhe transferimin në “Camp Nou”. Por Lukas Digne nuk ndihet edhe aq i lumtur me fanellën katalanase, me të cilën ka zhvilluar 29 ndeshje për dy sezone. Në edicionin e fundit ai u aktivizua vetëm në 12 takime, përkatësisht 702 minuta. Sipas të përditshmes sportive “Mundo Deportivo”, mbrojtësi francez është në ankth me blaugranët dhe nuk dëshiron të vazhdojë më aty. Minutat e pakta dhënë në dispozicion nga Ernesto Valverde bënë që Didier Deschamps të mos e grumbullojë me Francën në Botërorin “Rusi 2018”.

24-vjeçari ka kontratë me katalanasit deri në vitin 2021 dhe një kaluzolë lirimi 100 milionë euro. Shifër që ndonjë klub vështirë t’a paguajë për të. Sipas gazetares katalanase, shumë klube franceze kanë shfaqur interes për të marrë shërbimet e tij, por kampionët e Serie A, Juventus e shohin lojtarin si një zëvendësues të shkëlqyer në rastin e largimit të Alex Sandro. Digne shihet si një lojtar më i përshtatshëm për “Zonjën e Vjetër”, pasi e njeh mirë kampionatin italian, ku ka luajtur një sezon i huazuar nga PSG te Roma. Me kryeqytetasit ai bëri paraqitje pozitive, ku bindi drejtuesit e Barçës që të blinin kartonin e tij nga gjigantët e Ligue 1.

Related posts

POLEMIKAT MBI MERAKTON/ Ylli i Premier: Më donte Manchester United dhe Juventus, por do të largohem vetëm për…

Delo.autor

TRANSFERIMI TEK PSG/ 20 mijë euro në muaj, zbulohet lëvizja e fundit e Messi-t

Delo.autor

HISTORIA KUNDËR LIVERPOOL/ Atalanta ka fituar më përpara në “Anfield”

F.autor

Leave a Comment