Futboll Sport

Barcelona interesohet për yllin e ri të Meksikës

Ylli i ri i Meksikës Hirving Chucky Lozano me golin ndaj Gjermanisë në Kupën e Botës ka tërhequr vëmendjen e shumë klubeve europiane.

Pas Liverpool, tani mesa duket edhe Barcelona interesohet për 22-vjeçarin që aktualisht luan në Holandë te PSV Eindhoven.

“Ka pasur interes, por asgjë nuk është konkrete për momentin. Do të vendosim pas Kupës së Botës, se ç’do të ndodhë me të”,- thotë babai i lojtarit për ESPN.

Kontrata e Lozano-s te PSV zgjatë deri më 2023. Gjatë sezonit të kaluar ai ka shënuar 17 gola dhe 11 asiste për kampionët e PSV në 29 ndeshje.

Ai mund të jetë i lirë të largohet nëse dikush vjen dhe i jep 50 milionë euro klubit holandez.

Related posts

E ARDHMJA E YLLIT FRANCEZ NË DILEMË/ Mino Raiola i vendos çmimin: Ja shifra që duhet të paguani nëse doni Pogba

Delo.autor

Lahm: Guardiola është një TRAJNER SUPER, ai na ka shënjuar të gjithëve

Isa.Autor

INTERI kërkon sistemim për Joao MARIOS, oferta nga Spanja e Portugalia

Isa.Autor

Leave a Comment