Futboll Sport

Botërori 2018/ Vincente Del Bosque nxjerr në pah defektet e Anglisë

Dhe, ish-trajneri i Real Madridit nuk ndjen se Anglia ka mungesë talentesh, por u sugjeron që ata të ndjekin shembullin që ai ndoqi te Spanja duke fituar stil në mënyrë që të marrin më të mirën nga lojtarët e tyre.

“E shoh Anglinë si një shtet ku lojtarët kanë një ndjesi të madhe për fanellën”, tha Del Bosque për Omnisport. “Unë jam i sigurt se është shumë emocionuese që ata të luajnë me ekipin kombëtar, por ata nuk kanë bërë asgjë dhe nuk mund të thonë se kanë lojtarë të këqij. Ata kanë pasur lojtarë të mirë. Nuk e di, por, ndoshta ata nuk janë zhvilluar taktikisht ashtu siç shtetet e tjera kanë bërë. Spanja ka qenë përherë një shtet me sportistë të mirë, por tani ne po punojmë shumë mirë si kolektiv. Ky është një përmirësim për vendin tonë krahasuar me vendet e tjera, të cilët nuk e bëjnë diçka të tillë”.

Spanja fillon garën e saj për lavdi në Kampionatin Botëror të këtij viti me një përplasje të madhe me kampionët e Europës, Portugalinë, më 15 qershor, ndërsa Anglia do të luajë kundër Tunizisë në ndeshjen e tyre hapëse tre ditë më vonë.

Related posts

PAS SHKARKIMIT TË MOURINHOS/ Man United zgjedh për stolin e trajnerit ish-legjendën…

Isa.Autor

ZBULON PRAPASKENAT E MERKATOS SË VERËS/ Rrëfen ish-mbrojtësi i Juventus: Isha shumë afër transferimit tek ekipi i Serie A…

Delo.autor

Sistemohet Elseid Hysaj, Napoli bën një lëvizje të papritur

Q.Autor

Leave a Comment