Futboll Sport

Çështja e borxhit, Muzaka dhe Tirana mbeten në llogore lufte

E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja. Të gjithë këto elementë ndërmjet Tiranës dhe Gjergji Muzakës lidhen nga koha. Pagesat e prapambetura nga periudha e kaluar kur mesfushori luante për ngjyrat bardheblu, borxhi që ende nuk është shlyer dhe dilemat për pasojat nga të cilat mund të shoqërohet. Pas vendimit të Disiplinorit për t’i hequr tre pikë Tiranës për pagesat e pashlyera në vlerën e 107 milionë lekëve të vjetra dhe afatit të përcaktuar për t’u likuiduar dhe evituar një tjetër dënim, palët biseduan dhe në parim arritën marrëveshjen.

Detyrimet do të shlyheshin në tre këste, i pari nga të cilët në vlerën e 30 milionë lekëve të vjetra nëpërmjet shpërblimit për titullin kampion në Kategorinë e Parë. Por, edhe pse pagesat duhej të kishin nisur prej 23 majit të kaluar, bazuar në afatin e vendosur nga komisioni i Disiplinës, Muzaka pretendon se diçka e tillë nuk ka ndodhur. Kjo i ka vendosur futbollistin dhe klubin kryeqytetas sërish në llogoret e luftës.

Pas kalimit të afatit, Muzaka është njoftuar se zyra juridike në Federatën e Futbollit ka arkivuar kërkesën e radhës drejtuar Disiplinorit, për zbatimin e vendimit të 8 majit. Tashmë pritet të përcaktohet data e mbledhjes së Komisionit dhe në këtë rast, prej dështimit në përmbushjen e detyrimeve financiare, Tirana rrezikon të dënohet sërish me heqjen e 3 pikëve nga klasifikimi, nëse lojtari nuk paguhet brenda një afati dhjetë ditor për shlyerjen e detyrimeve financiare. Te Tirana duhet të gjejnë sa më shpejt zgjidhje, që gabimet e së kaluarës të mos ndikojnë në të ardhmen e skuadrës dhe synimit për tu rikthyer menjëherë në nivele të larta.

Related posts

LIVERPOOL MERR GODITJEN E RËNDË/ Mbrojtësi Van Dijk mbyll sezonin, ja sa do të mungojë…

Delo.autor

LARGIMI I DYBALA? Ja mesazhi që tifozët kanë për klubin

F.autor

Tifozët e Juventusit kritikojnë Allegrin, ja çfarë ka bërë me sulmuesin argjentinas

Sadik.Autor

Leave a Comment