Futboll Sport

Champions, fitore historike e Dritës së Gjilanit. 90 minuta larg turit të parë kualifikues

Ekipi kosovar nga Gjilani, kampion i Kosovës në fuqi, Drita ka debutuar me një fitore historike në turin parakualifikues të Champions League, një miniturne mes 4 skuadrave që zhvillohet në Gjibraltar.

Në gjysmëfinalen mes kosovarëve dhe ekipit të Santa Colomas nga Andorra u deshën kohët shtesë për të përcaktuar fituesin, pasi 90-minutëshi i rregullt do të mbyllej në barazim pa gola.

Takimi do të zhbllokohej në minutën e 99, kur me një gjuajtje të bukur nga një distancë prej 30 metrash, Xhevdet Shabani do të kalonte në avantazh ekipin nga Gjilani, gol që bëri që kundërshtarët të hidheshin në kërkim të barazimit të shifrave.

Më vonë do të ishte një 11-metërsh i fituar nga Endrit Krasniqi, e që u ekzekutua nga Fidan Gërbeshi, ai që do të dyfishonte shifrat dhe do të vuloste fatet e takimit.

Kjo shëno fitoren e parë të një skuadre nga Kosova në Champions League, ndërsa Drita kualifikohet kështu në finalen e këtij miniturneu, ku do të përballet me fituesin e çiftit La Fiorita-Lincoln Red Imps.

Fituesi do të kalojë në turin e parë kualifikues të Championsit, ndërsa 3 të tjerët do të kaloj.

 

 

Related posts

I HABIT TË GJITHË ME DEKLARATËN/ Ja kur do e mbyllë karrierën “Special One” si trajner…

Delo.autor

BINDI NË BOTËROR/ Man United përgatit 40 milionë euro për mbrojtësin e BARÇËS

Isa.Autor

MILAN NUK SHËNON PREJ 10 DHJETORIT/ Ibrahimovic tregon se çfarë i mungon ekipit

Delo.autor

Leave a Comment