Futboll Premier League Sport

Chelsea siguron nënshkrimin me mesfushorin rus, do të kushtojë 30 milionë euro

Chelsea po i afrohet nënshkrimit të tij të parë të verës, pasi ka bërë përparim në një takim me agjentin e yllit të Rusisë, Aleksandër Golovin, njofton “Gola.com”. Siç raportohet, Juventusi kishte bërë një ofertë prej 20 milionë eurosh për CKSA e Moskës dhe duket se ishte në “pole position” për blerjen e tij, por “Blues” i kanë parakaluar kampionët e Seria A.

Blutë e Londrës, të cilët janë në pronësi të miliarderit rus, Roman Abramovich, kanë siguruar CSKA se do t’i afrohen me çmimin e kërkuar prej tyre, prej 30 milionë eurosh, për të marrë yllin e saj.
Golovin, 22 vjeç, ka qenë një prej zbulimeve të Kupës së Botës 2018, duke impresionuar në dy ndeshjet e para të këtij turneu.

Ndërkohë, Chelsea është ende për të sqaruar situatën e vet menaxheriale për sezonin e ardhshëm, por ndihet i sigurt se do të vendosin në stol Maurizio Sarri. Drejtuesit duan të ofrojnë ish-trajnerin e Napolit me blerje të reja futbollistësh. Skuadra e Premier League i ka përshpejtuar planet e saj të transferimit këtë javë, pasi nisi bisedimet e drejtpërdrejta me Sarrin, që shihet si zëvendësuesi i Antonio Conte.

Sarri ka folur me Chelsea për një numër objektivash në merkaton e kësaj vere, duke përfshirë Gonzalo Higuain, Dries Mertens dhe Kalidou Koulibaly.

Related posts

DEKLARON ISH-YLLI I LIVERPOLLIT/ Xabi Alonso zbulon: Në Europa League jam tifoz me…

Delo.autor

NUK ËSHTË NË PLANET E POCHETTINOS/ PSG heq dorë nga ylli argjentinas, hapet rruga për Juventus dhe Milan

Delo.autor

LAJMI QË TRONDITI BOTËN E FUTBOLLIT/ Marrëveshja e klubeve të mëdha të Evropës për t’i dhënë fund…

Delo.autor

Leave a Comment