Futboll Sport

Cutrone: Do të luaja edhe në mbrojtje nëse ma kërkon Gattuso

Sulmuesi i Milanit, Patrick Cutrone ka pohuar se do të luante edhe si mbrojtës për shefin Gennaro Gattuso.

Cutrone pati paraqitje të shkëlqyera në Serie A sezonin e kaluar, ku luajti në pozita të ndryshme të sulmit, por është i gatshëm edhe për sfida tjera gjatë vitit të ardhshëm.

“Unë e konsideroj veten një futbollist normal sepse jam në gjendje të bëj atë që dua”, tha ai në një prezantim librash.

“Kam bërë shumë sakrifica dhe nuk ishte e lehtë të kombinoja angazhimet në shkollë dhe futboll”.

Gattuso dhe Cutrone (Getty Images)

“Në ato muajt kur stërvitja me skuadrën pa qenë startues, ngeca në shkollë dhe u detyrova normën time të punës”.

“Të luaja si anësor? Nuk do ta kisha bërë kurrë. Por, unë bëj çfarëdo që trajneri më thotë të bëj. Ai mund të më vendos në mbrojtje nëse përfiton Milanin. Isha shumë i lumtur që luajta me kombëtaren italiane kundër Argjentinës”, tha ai.

Ndryshe, 20-vjeçari ka luajtur sezonin e kaluar në 29 raste për kuqezinjtë dhe ka shënuar dhjetë gola.

Related posts

DUAN TITULLIN/ Flamurtari “ngel” sulmuesin, “gjueti” për dy përforcime të tjera

Isa.Autor

UEFA MERR VENDIMIN E RËNDËSISHËM/ Ja ku do të luhen ndeshjet e kthimit të Championsit dhe Europa League

Delo.autor

I DHA FUND EPOKËS TEK BAYERN/ Legjendari Ribery: E kam menduar pa fund…

Delo.autor

Leave a Comment