Futboll Premier League Sport

Dele Alli: Jam gati për kombëtaren, Botërori shansi i artë për “luanët”

Mesfushori Dele Alli ka dalë sot para mediave në prag të ndeshjes që Anglia do të luajë ndaj Kolumbisë në 1/8 e Kupës së Botës “Rusi 2018”, duke deklaruar se është në formë dhe se ka rikuperuar 100% nga dëmtimi, që e la jashtë fushës në dy takimet ndaj Panamasë dhe Belgjikës. “Isha i mërzitur pas dëmtimit, por kam punuar shumë gjatë kësaj jave dhe tani jam gati për të luajtur sërish për kombëtaren”, tha Dele Alli. Por do të jetë trajneri Southgate ai që do të marrë vendimin, nëse do ta rikthejë titullar mesfushorin e Tottenham apo jo.

Duke folur për ndeshjen e radhës, atë ndaj Kokumbisë, mesfushori i kombëtares së “3 luanëve” shprehet se tashmë nuk ka më vend për gabime, referuar humbjes me Belgjikës. “Çdo sfidë është e vështirë dhe gabimi ndëshkohet rëndë. Duhet të luajmë në çdo ndeshje me idenë që po luajmë ndaj ekipit më të mirë në botë. Të gjitha skuadrat e kualifikuara janë të forta. Ne jemi fokusuar te sfida e radhës dhe synojmë kualifikimin ndaj Kolumbisë”, tha Alli.

“Ne do të mbështesim çdo vendim që do të marrë trajneri. Kemi një skuadër të madhe dhe të gjithë futbollistët punojnë fort për të siguruar një vend në formacion. Ky Botëror është një mundësi e artë për ne dhe të gjithë dhe nuk duam ta humbasim”, deklaroi më tej Dele Alli, gati për të zbritur në fushë ditën e hënë.

Related posts

JUVENTUS-PARMA/ Sarri kërkon fitore për t’u shkëputur nga Inter (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

POLEMIKAT PËR DREJTIMIN E BARCELONËS/ Trajneri Koeman: Dua të jem trajner i katalanasve, por…

Delo.autor

KAMZA U PËRJASHTUA NGA KAMPIONATI/ Sebino Plaku rrëfen: Çdo ditë që kalon është shumë e…

Delo.autor

Leave a Comment