Futboll Seria A Sport

Dështoi tek Bayerni/ Milani dhe Benfica duel për talentin e madh portugez

Dy vite më parë, pasi u shpall fitues i Europianit me Portugalinë, Renato Sanches u cilësua si një ndër lojtarët me një të ardhme të madhe. Por, që atëherë, ai ka bërë shumë pak për t’u cilësua ende si një futbollist me perspektivë.

I blerë nga Bayerni për rreth 35 milionë euro në 2016-ën nga Benfica, Sanches asnjëherë nuk arriti të tregojë vlerat në “Allianz Arena”, duke u huazuar tek Swansea. Me përfundimin e sezonit, Sanches u kthye te Bayerni, por duket se sërish nuk do të qëndrojë atje.

Milani, i cili e ka kërkuar edhe më parë, tenton ta transferojë në Itali, ndërkohë që Benfica dëshiron ta rikthejë në “shtëpi”. Formula e largimit të tij nga gjermanët pritet të jetë sërish në formë huazimi.

Related posts

KORONAVIRUSI/ Mbi 1000 testime në Championship, dy lojtarë rezultojnë pozitivë

Delo.autor

TIRANA MERR LAJMIN E KEQ/ Titullari i padiskutueshëm i dyshuar me COVID-19. Në rrezik sfida ndaj Kukësit

Delo.autor

TRE GOLA NË 5 MINUTA/ Havertz dhe Gnabry tregojnë klasin, Zvicra manual futbolli (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment