Futboll Sport

Dështon në vizitat mjekësore, prishet marrëveshja mes Fekir dhe Liverpool?

Transferimi rreth 60 mln euro i Nabil Fekir te FC Liverpool mund të prishet në finish. Sipas një raporti të Times, shkak është gjendja fizike e sulmuesit të kombëtares franceze.

Gjatë vizitës mjekësore të detyruar janë parë disa parregullsi. Një dëmtim i vjetër në gju, që është kontrolluar dy herë, por që nuk është shëruar 100%.

Problemi i Fekir në vizitat mjekësore është kapitulli i ri i sagës së merkatos së verës. Disa ditë më parë klubi i Lyon ka publikuar një deklaratë për shtyp ku mohon kategorikisht akordin me Liverpool.

Por fotot e tij me fanellën e Kuqe kanë anuluar atë deklaratë.

Të hënën Fekir ka udhëtuar me Francën në Rusi për të luajtur në Kupën e Botës. Prandaj për momentin bisedimet kanë ngrirë.

Në sezonin e kaluar të Ligue 1, ai ka shënuar 18 gola duke përgatitur edhe shtatë të tjerë.

Related posts

U ZYRTARIZUA TEK JUVENTUS/ Ja 7 arsyet përse dështoi transferimin i De Ligt në “Camp Nou”

Delo.autor

Dembele bëhet xheloz për Coutinhon, ja si i kanë pritur ‘senatorët e Barçës blerjet e reja

Q.Autor

“TREMBET” MILANI/ Ylli i kuqezinjve që po shkëlqen në Botëror kërkohet nga Mançester Siti

F.autor

Leave a Comment