Futboll Sport

”Dora e Zotit” e Maradonës që askujt nuk i kujtohet!

Po, e keni lexuar siç duhet. Harrojeni për një moment dorën e zotit, golin që Diego Armando Maradona shënoi më 22 qershor 1986 në ndeshjen çerekfinale kundër Anglisë. Po sikur t’u themi që ekziston një tjetër “Dora e Zotit” që askush nuk e mban mend?

Historia daton më 13 qershor 1990, stadiumi San Paolo të Napoli-t. Përballë 56 mijë spektatorëve, po luhet ndeshja Argjentinë-BRSS, e vlefshme për raundin e dytë të fazës  së grupeve në grupin B. Të dyja ekipet vinin nga një humbje. Ekipi amerikano-jugor kishte humbur përballë Kamerunit, kurse sovjetikët nga ana tjetër kishin dështuar përballë Rumanisë. Megjithatë, atë ditë, ekipi i drejtuar nga Bilardo do të triumfonte. Golat u shënuan nga Troglio dhe Burruchaga dhe në këtë mënyrë BRSS renditet në vendin e fundit në grup.

Në një moment të caktuar kjo ndeshje hyn në histori. Pas një goditje këndi për BRSS, topi i cili po shkonte në drejtim të portës të mbrojtur nga Pumpido është ndalur nga numri 10 i Argjentinës, i cili, duke përsëritur historinë e 4 viteve më parë, shpëton portën duke prekur topin me dorë. Një veprim që sigurisht nuk ka të njëjtin efekt me atë të Botërorit, por tregon “vesin” e legjendës argjentinase.

Këtu janë pamjet e asaj ndeshje.

 

Related posts

Peshëngritësit nuk tërhiqen, e duan sot vendimin e pezullimit

Sadik.Autor

DE BRUYNE BËHET BABA/ Zgjedh emrin e ekipit MADHËSHTOR të Seria A (FOTO)

Isa.Autor

“NUK ËSHTË TË FILLOSH NJË CIKËL TË RI”/ Tonali: Me apo pa CR7 në Serie A, objektivat e Milanit dihen

Delo.autor

Leave a Comment