Futboll La Liga Sport

E akuzoi si njeri me dy fytyra, reagon presidenti: Benzema është sulmues…

Presidenti i FFF, Le Graet, është pyetur edhe për mungesën në kombëtare të Karim Benzema, sulmues i Real Madridit, që nga vjeshta e vitit 2015, kur u akuzua për përfshirjen e tij të dyshuar në një përpjekje për të shantazhuar Mathieu Valbuena.

Përgjigjia e tij ishte në përputhje me ato që ka thënë për disa kohë: “Benzema është një lojtar i shkëlqyer. Në qoftë se Real Madridi është kampion i Europës, është edhe për merita të Benzema, por tani trajneri Deschamps ka gjetur një ekuilibër me lojtarë të tjerë”.

Presidenti i FFF ka konfirmuar se qëllimi i vendosur për ekipin kombëtar është shkuarja në gjysmëfinalet e Kupës së Botës së Rusisë: “Dua që kombëtarja jonë të jetë ndër katër më të mirët e botës. Në këtë rast, premiot për lojtarët do të jenë midis 100.000 dhe 150.000 euro. Nëse ata shkojnë në finale, kjo shifër do të rritet në 280.000 euro”.

Related posts

STUDIMI/ Shishja e ujit dhe detyrat e shtëpisë së portierit fenomen te Kupa e Afrikës (VIDEO)

Delo.autor

Kapiteni i Anglisë, Harry Kane fans i Dua Lipas

Sadik.Autor

Zbulohet shuma që do të paguaj Real Madridi për transferimin e De Geas

Sadik.Autor

Leave a Comment