Futboll La Liga Sport

E ÇUDITSHME/ Pique i ka të gjithë kundër, e akuzojnë se ofendoi Barcelonën

Gerard Pique ndodhet në një moment të vështirë. Ai ishte pjesë e dokumentarit të sulmuesit francez Antoine Griezmann, në të cilin ai shpalli vendimin për të ardhmen e tij. Sulmuesi 27 vjeçar kërkohej me ngulm nga blaugranat, të cilët ishin gati të paguanin 90 milionë euro për kartonin e tij. Për më tepër që edhe rroga e tij do të ishte mjaft e lartë. E prapë ai zgjodhi që të mos largohej nga Atletico. E këtë e bëri nëpërmjet një dokumentari, i cili për pak kohë e hoqi vëmendjen nga botërori.

“Unë nuk e kam tradhtuar klubin, e këto sulme nga disa persona më befasojnë. Unë jam “cule” që nga lindja dhe dashurinë time për klubin e kam treguar”, tha mbrojtësi i katalanasve.

Ai shtoi se kishte marrë vesh për vendimin e francezit, në mëngjesin e ditës së nesërme, njësoj si edhe pjesëtarët e tjerë të ekipit.

Pique tregoi se ai kishte marrë një telefonatë nga presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu. “Më tha që ishte shumë i hidhëruar që Griezmann nuk pranoi të transferohej”, e mbylli mbrojtësi i Spanjës.

Related posts

“Bomba” nga Anglia, Cityt, transferon yllin e Barcelonës për 200 milionë euro

Sadik.Autor

Guardiola nuk di të ndalet, gati dy përforcime gjatë merkatos së Janarit

Q.Autor

“KAPITENI NUK ËSHTË MIRË, AI ËSHTË…”/ Ronaldo i dërgon mesazhin e qartë trajnerit Sarri (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment