Cudirat e Boterorit Futboll Sport

E RRALLË/ Fshehën ALKOOL në dylbi: Kolumbia u tërheq vëmendjen tifozëve (VIDEO)

Disa tifozë të Kolumbisë kanë thyer rregullat dje në stadium teksa ndiqnin ekipin e tyre kombëtar në ndeshjen kundër Japonisë. Ata kishin fshehur alkool në dylbitë që kishin marrë për të parë sfidën dhe në një moment e kanë konsumuar.

Këtë moment kolumbianët e kanë filmuar dhe e kanë shpërndarë në rrjetet sociale.

Si pasojë zyra e jashtme e Kolumbisë është detyruar të lëshojë një deklaratë ku u tërheq vëmendjen tifozëve që kanë udhëtuar në Rusi. Lajmin e njofton gazetari britanik Carl Worswick i cili deklaron:

“Zyra e jashtme e Kolumbisë u ka kujtuar tifozëve sesi të sillen pasi në Rusi një grup mbështetësish kolumbian përdorën një palë dylbi për të fshehur alkool dhe për ta konsumuar në ndeshjen kundër Japonisë.”

 

 

Related posts

I FRIKSHËM/ Ronaldo nuk shënoi vetëm 3 gola ndaj Spanjës, 33 vjeçari përshkon fushën për vetëm 8 sekonda 

Sadik.Autor

FITORJA NDAJ KROACISË/ Enrique: Fitore spektakolare, kështu nuk na ndal dot askush

Isa.Autor

EFEKTI ANCELOTTI/ Insigne “hero”: Napoli “gjunjëzon” Liverpoolin në fund

Isa.Autor

Leave a Comment