Futboll Seria A Sport

Eleminimi nga Botërori, lojtari i Gjermanisë: Nuk më zë gjumi…

Gjermania mori një humbje shokuese përballë Koresë së Jugut. Ajo humbje përballë koreanëve u kushtoi Botërorin gjermanëve duke i bërë të gjithë të njehen të zhgënjyer. Ndërkohe lojtari i kombëtares gjermane Sami Kedira ka folur për gazetën gjermane “BILD”.

“Asnjë prej nesh nuk arriti në turne në gjendje optimale, por nuk dua t’i kritikoj shokët e mi. Shfaqjet e mia ishin të pashpjegueshme. Në Torino kisha ndoshta sezonin më të mirë të jetës sime, pastaj erdha në Rusi dhe luaja keq kundër Meksikës dhe Koresë. Nuk më ka ndodhur kurrë më parë dhe mund ta kuptoj se çfarë ndodhi. Është e drejtë që kritikona së bashku me shokët e ekipit”.

“Unë u përpoqa të flija, por nuk munda, vazhdoj të zgjohem pa pushim. Ndjej shumë dhimbje. Është e padurueshme për mua që turneu të zgjasë edhe dy javë, ndërsa ne do të qëndrojmë në shtëpi. Më vjen keq për tifozët që na kanë mbështetur”, tha gjermani.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Villarreal-Real Madrid. Rezultati 2-1

Delo.autor

EKIPI MË NË FORMË NË EUROPË/ Çfarë rekordi i Leipzig në Bundesliga

F.autor

SHKARKOHET EGBO/ Ish-kapiteni i Tiranës favorit për të marrë drejtimin e bardhebluve

Delo.autor

Leave a Comment