Gossip Sport

Ergys Kaçe e Maria më të dashuruar se kurrë, presin mrekullinë e dytë

Ergys Kaçe mund të mos ketë bërë sezonin futbollistik që do të donte, por është i lumtur. Këtë nuk ia mundëson vetëm futbolli, që veçse profesion është edhe një pasion për korçarin e formuar si futbollist te skuadra greke e PAOK. Jemi në verë, ta lëmë pak futbollin. Koha për t’u martuar, por jo për Kaçen. Dje ai ka qenë i ftuar dhe shkëlqente. I veshur siç ka hije, por nurin më së shumti ia shton Maria, bashkëshortja.

Fotot në rrjetet sociale nuk mungojnë dhe ka një detaj që nuk shpëton kollaj: çifti Kaçe presin një fëmijë. Maria është shtatzënë për të dytën herë, pasi më parë ka lindur një vajzë. Nga madhësia e barkut duket se do të lindë shpejt. Djalë apo vajzë, nuk e dimë, por sigurisht që Ergysi po e pret me padurim ta mbajë në krahë. Deri atëherë, pastë momente sa më të bukura mes çiftit, si ky në foton që kanë postuar. Duket qartë, janë shumë të dashuruar!

Related posts

Taylor Mega ngre “temperaturat” me format e saj BOMASTIKE (FOTO)

Isa.Autor

8 LARGIME DHE 5 BLERJE TEK “DJAJTË E KUQ”/ Ja projekti i Solskjaer për sezonin e ardhshëm

Delo.autor

Mancini promovon gjysmën e Italisë/ Trajneri nuk është plotësisht i kënaqur…

Sadik.Autor

Leave a Comment