Futboll Sport

Forca e fjalëve/ Zbulohet fjalimi i Messi-t në pushim të ndeshjes me Nigerinë

“Kapiteni më i mirë në botë”. Fjalë të Marcos Rojo. Mbrojtësi, edhe pse ishte heroi i Argjentinës me Nigerinë, nuk mund të mos flasë për atë që po e udhëheq kombëtaren bardhekaltër mes dallgëve të një Botërori shumë të komplikuar.

Kapiten, golashënues dhe tani… trajneri Leo Messi. Jo vetëm për ndryshimet taktike të bëra në bashkëpunim me Sampaoli-n, por edhe për fjalimin që i ka bërë ekipit pas pjesës së parë me Nigerinë, duke i shtyrë shokët e skuadrës të jepnin maksimumin në 45 minutat e dyta.
Një fjalim që Rojo nuk do ta harrojë kurrë dhe që duket se ka funksionuar.

“Leo erdhi tek ne dhe na ka thënë që të jemi të qetë, të mos nervozohemi. Ne ishim shumë të tendosur dhe këto fjalë na kanë ndihmuar shumë, përveçse na kanë dhënë një besim për të cilin kishim nevojë”. Në fund ka patur të drejtë “Pleshti”.

“Në fundin e ndeshjes, Leo më ka thënë të shkoja përpara, në sulm, edhe Mascherano i ka thënë të gjithëve të njëjtën gjë”. Dhe kështu ndodhi që një mbrojtës të gjendej në zonën e rreptësisë në minutën e 86-të të takimit dhe të mbante brenda Botërorit Argjentinën. Askush nuk do ta kishte besuar. Me përjashtim të Messi-t. Ai, ndoshta, e dinte para të tjerëve.

Related posts

“Stamford Bridge na bllokon pamjen”, Abramovich paguan një dëmshpërblim multimilioner

Q.Autor

RRËFEHET GARCIA/ Nga Topi i Artë dhe deri tek Interi

Isa.Autor

Tensione në Barcelonë: Detaje të diskutimit të fortë mes Messit dhe Valverdes pas eliminimit nga Roma

Sadik.Autor

Leave a Comment