Futboll Seria A Sport

Galliani: Çfarë kënaqësie të fitosh kundër Inter dhe Juventus në Champions…

Ish-drejtuesi i Milan, Adriano Galliani, është kthyer të flasë për gjysmëfinalet e Champions League të 2003-it, kur kuqezinjtë kanë eliminuar Inter-in pas dy barazimesh:

“Kemi patur tre periudha të mëdha, mes Saçhi-t, Capello-s dhe Ancelotti-t: 31 vite të papërsëritshme, gjatë të cilëve kanë kaluar lojtarët më të mirë të botës”, ka thënë Galliani.

“Merita është e gjitha e Silvio Berlusconi-t: jam krenar që kam kaluar një periudhë të mrekullueshme, akoma vazhdoj të shikoj ndeshjet e vjetra të Milan-it natën dhe ndihem krenar”.

“Nuk do të ketë më kurrë një natë si ajo e Manchester-it: të mundësh Inter-in në gjysmëfinale dhe Juventus-in në finale… çfarë kënaqësie! Edhe pas 4-5 vitesh, duke rishikuar penalltinë e Shevchenko-s, kisha frikë se mos e humbte”.

Related posts

Kupa e Gjermanisë / Bayern kalon në finale me goleadë

Sadik.Autor

PORTUGALIA NË FUSHË/ Ronaldo: Ankth para ndeshjes së parë, më vjen mirë…

F.autor

“PËRGJIGJA MË E MIRË, VAZHDO KËSHTU”/ Shpërthejnë komentet pozitive të tifozëve lacial pas golit të Hysajt (FOTO)

Delo.autor

Leave a Comment