Futboll Seria A Sport

Gjigantët anglez në “luftë”/ Igli Tare përfiton dhe gati akordin me “yllin” e ardhshëm

Igli Tare sezonin që sapo u mbyll është shpallur drejtori sportiv më i mirë në Seria A, duke bërë një punë shumë të shkëlqyer me ekipin e tij të Lazios. Mirëpo ish-lojtari i kombëtares shqiptare nuk dëshiron të ndalet me kaq.

Mediat italiane raportojnë se Tarë kërkon të sjellë në kryeqytet lojtarin e Sporting Lisbon, Gelson Martins. Portugezi është vetëm 23 vjeç dhe shihet si një përforcim shumë i mirë nga disa skuadra. Së fundmi për sulmuesin janë interesuar Arsenal dhe Liverpool në Angli, por në të njëjtën kohë edhe Milan e Benfica.
Për momentin merkato ende nuk ka filluar mirë, ndërsa duhet të presim për ditët e ardhshme për të mësuar diçka konkrete për këtë çështje.

Përgatiti:AlpeNews.al

Related posts

Asensio i kalon të gjitha testet, është gati

Q.Autor

Salzburg – Marseille/ Vëndasit shënojnë golin e dytë ndaj francezve

Sadik.Autor

TRIUMFI HISTORIK/ Nga ankthi në buzëqeshje, ja si u shpall Kampion Bote Florian Marku

Delo.autor

Leave a Comment