Futboll Sport

Goditja e dytë ,Tirana “riparon” mesfushën me lojtarin e Kukësit

Tirana është në prag të një tjetër transferimi të rëndësishëm. Pas blerjes së sulmuesit maqedonas Dejan Blazevski, bardheblutë duket se kanë një emër që do të mbulojë krahun e majtë mesfushës. Bëhet fjalë për futbollistin e Kukësit Eni Imami.

25-vjeçari ka hyrë në negociata me 24-herë kampionët e Shqipërisë dhe është gati të firmosë si futbollisti i dytë bardheblu i Tiranës. Nuk ka një shifër zyrtare për fitimet e Imamit, por përshtatja e tij në qendër dhe krahun e majtë të mesfushës i jep frymëmarrje teknikut Ze Maria.

Ndërkohë presidenti Refik Halili dhe stafi teknik po angazhohet dhe për plotësimin “Tiranës 2”, plotësimit me rezervat, që deri tani janë një problem më vete te bardheblutë.

Related posts

“KLUBI ËSHTË MBI KËDO SEPSE LOJTARËT KALOJNË DHE KLUBI MBETET”/ Maldini: Ibrahimovic një burim i madh për ne

Delo.autor

KA TË DREJTË/ BALE “kapet” me SALAH: Goli im ishte për “PUSHKASH” sepse…

Isa.Autor

KUPA E SHQIPËRISË/ Mbyllet turi i parë, njihuni me çiftet e fazës tjetër

Delo.autor

Leave a Comment