Futboll Sport

Golat me SHQIPONJË/ “New York Times”: Ndeshje e ngjyrosur me HISTORI dhe POLITIKË

Gazeta prestigjioze amerikane, “New York Times”, ka publikuar lajmin e fitores së Zvicrës ndaj Serbisë bashkë me një fotografi gjigante të Xherdan Shaqirit duke e bërë shqiponjën dykrenore.

Serbia po fitonte 1:0 në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Botës, por shqiptarët e Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri, sollën fitoren me golat në minutat 52’ dhe 90’.

“Ishte taka e djathtë e Shaqirit që bëri titujt [e gazetave] para ndeshjes së tij të premten, por ishte taka e tij e majtë, dhe duart e tij, që ishin tregimi pasi mbaroi ndeshja”, shkruan NYT duke iu referuar flamurit të Kosovës që Shaqiri e kishte stampuar në takën e djathtë, ndërkaq golin e shënoi me atë të djathtën – dhe fitoren e festoi duke e bërë shqiponjën dykrenore.

Times nuk e lë pa e përmendur prejardhjen e Shaqirit, Xhakes, Valon Behramit dhe Blerim Xhemajlit duke e rikujtuar luftën për pavarësi të Kosovës.

Related posts

ZBULIMI TRONDITËS i ish-mbrojtësit të Tottenham: KAFSHIMI nga një MI më la…

Isa.Autor

“ZOTI” I “TOPIT TË ARTË”/ Rrëfimi emocional i Modricit: Askush nuk besonte tek aftësitë e mia

Isa.Autor

TIRANA-CRVENA ZVEZDA/ Kampionët e Shqipërisë pafat, shtylla i mohon golin Muçit (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment