Futboll La Liga Sport

Griezman tregon se kur do të zbulojë të ardhmen…

Antoine Griezmann vazhdon të lakohet si një nga përforcimet e mundshme të Barcelona, për rreth 100 milionë euro. 27-vjeçari ishte në fushë gjatë fitores 3-1 që Franca arriti në miqësoren ndaj Italisë, në kuadrin e përgatitjeve për Kupën e Botës 2018 dhe pas ndeshjes foli për të ardhmen e tij.

Sulmuesi mund të largohet nga Atletico Madrid për ta vazhduar karrierën te Barça, por ai tha se vendimi përfundimtar do të vijë para Botërorit 2018, që fillon pas 12 ditësh në Rusi.

I pyetur nga gazetarët, Griezmann deklaroi: “Do ta mësoni të ardhmen time para fillimit të Kupës së Botës. Para ndeshjes së parë të Francës do të dini se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm.”

Griezmann ka ende katër vite kontratë me Atletico, ku ka shënuar 79 gola në 142 ndeshje të luajtura, por klubi i ka premtuar se kundrejt 100 milionë eurove do ta lejojë të largohet, pasi ai u tregua besnik në verën e kaluar dhe qëndroi në “Wanda Metropolitano”, sepse ekipi i Simeone nuk mund ta zëvendësonte duke qenë se kishte një “embargo” nga FIFA në merkato.

Related posts

NDALOI T’I HIDHTE KARBURANT MAKINËS SË TIJ/ Yllit Aubameyang i ndodh e papritura nga tifozi i Tottenham (VIDEO)

Delo.autor

Dy super gola të shpejtë, Shënon në fillim Hazard, më pas barazon Pereyra (VIDEO)

Delo.autor

Kategoria e Parë/ Apolonia mposhtet në Kavajë, Vllaznia i bashkohet Dinamos në krye

Isa.Autor

Leave a Comment