Futboll Seria A Sport

Inter, kampion italie për vitin e dytë radhazi

Inter ka mposhtur Fiorentina-n 2-0 në kohën shtesë duke fituar për të dytin vit radhazi titullin e Primavera Serie A.

Zikaltrit vazhdojnë të dominojnë kampionatin në moshën e të rinjve nën drejtimin e trajnerit Stefano Vecchi.

Pasi fitoi versionin e të rinjve në Superkupën Italiane dhe turneun Viareggio, Inter tani ka mbrojtur edhe titullin e Scudetto-s.

Ishin 90 minuta pa gola, por Inter arriti të shënonte dy gola në kohën shtesë duke mposhtur ekipin Vjollcë.

Colidio ishte ai që zhbllokoi rezultatin, dhe Matteo Rover vulosi triumfin e Zikaltrëve.

Related posts

“Arkitekti” i fitores me Izraelin/ De Biazi në Tiranë, por shtyn vizitën me Kombëtaren

Isa.Autor

PO NDIQET ME PRIORITET NGA EDI REJA/ Shqiptari 19-vjeçar debutoi si titullar në Serie A, ja lajmi i mirë për të

Delo.autor

Zvicër-Serbia, “finalja” për një vend në raundin e ardhshëm të Botërorit

Sadik.Autor

Leave a Comment