Futboll Seria A Sport

Inter nuk ka mbaruar “shopping” te Roma, kërkon edhe Florenzi-n

Inter është takuar me agjentin e Alessandro Florenzi-t ditën e mërkurë, me raportet që sugjerojnë se klubi zikaltër kërkon të blejë lojtarin e Roma-s.

Italianë që mund të luajë në disa pozicione ka edhe një vit të mbetur në kontratë dhe deri tani nuk ka firmosur asgjë të re.

Teksa ai është i hapur për çdo ofertë, prioriteti thuhet të jetë qëndrimi në kryeqytet.

Ditën e mërkurë Inter është takuar me Alessandro Lucci, i cili përfaqëson edhe Suso-n e Milan, ashtu edhe Davide Zappacosta-n.

Zikaltrit thuhet ta kenë bërë të qartë interesin e tyre për lojtarin, të cilin trajneri Luciano Spalletti e vlerëson jashtë mase.

Kontrata në tavolinë është 4 mln euro, 1 mln më shumë se ç’ofron Roma për rinovimin.

Inter është gati të paguajë 15 mln euro për lojtarin, ose të presë ta marrë me parametra zero verën tjetër.

Related posts

Hileja e Shkëndijës së Tetovës funksionoi, Vardari ”me gisht në gojë”

Sadik.Autor

VRIONI I PAPËRMBAJTSHËM ME JUVENTUS/ Sulmuesi shqiptar i shënon veteranit Buffon në stilin “Ronaldo” (VIDEO)

Delo.autor

MUNGON VETËM ZYRTARIZIMI/ Milan arrin akordin me mesfushorin algjerian…

Delo.autor

Leave a Comment