Futboll La Liga Sport

Isco: E patë Gjermaninë?! Më mirë mos flisni për favoritë në këtë Botëror

Isco foli në një konferencë shtypi në lidhje me favoritët në Kupën Botërore dhe largimin e trajnerit Lopetegui nga ekipi kombëtar spanjoll.
Debutimi: “Mendoj se ne pamë ndjesitë që kishim, ishte një lojë e plotë. I dhamë kundërshtarit pak opsione. Në fund u ndëshkuam nga një faull, që Ronaldo e ktheu në gol. Kemi luajtur një lojë të mirë, sidomos në pjesën e dytë. Na mungoi vetëm fitorja”.

Pritshmëritë: “Është herët të flasim për favoritë, sepse deri tani kemi parë një Botëror, ku askush nuk të jep asgjë. Ne tani kemi përpara një ndeshje shumë të rëndësishme dhe duhet të jemi të përqendruar. E shoh ekipin në gjendje shumë të mirë dhe presim të fitojmë”.
Lopetegui: “Po, ndodhi diçka, por kombëtarja është superiore ndaj çdo gjëje. Ne jemi të motivuar, kjo është një Kupë Botërore, luhet në çdo katër vite, ndaj është shumë e vështirë të jesh këtu”.
Ekipi është një familje: “Ne jemi gjithmonë së bashku, ka ndjenjë të mirë në grup dhe kjo ndikon në fushë. Siç e kanë thënë edhe kolegët e mi, në qoftë se jemi të bashkuar çdo gjë bëhet më e lehtë në fushë”.

Pozicioni: “Ndihem rehat, me lojtarët pranë meje gjithçka është më e lehtë”.
Çmimet individuale: “Nuk mendoj fare për to. Përpiqem të bëj punën time në fushë dhe të jap 100% për kombëtaren. Nëse e fitojmë kolektivisht Kupën e Botës ajo do të na sjellë dobi edhe individualisht”.
Pique: “Arritja e 100 ndeshjeve me kombëtaren nuk është e lehtë. Gerard është duke bërë mirë, është bazë për suksesin e Spanjës dhe një garanci në mbrojtje”.

Motivimi: “Kjo skuadër dëshiron të shkojë përpara, ka zemër dhe nuk heq dorë kurrë. Ne jemi të qartë për atë që kemi ardhur këtu në Rusi”.
Gabimi i De Gea: “De Gea është një nga portierët më të mirë në botë, di si të reagojë, është gjallë dhe ne po i japin shumë dashuri. Ne kemi nevojë për të na ndihmuar, edhe ne e ndihmojmë dhe kjo është filozofia e punës si grup”.

Lopetegui në Madrid: “Eshtë një trajner që e kam njohur për shumë vite. Jemi takuar në të gjitha kategoritë e ulëta të kombëtares. Ai më ka dhënë besim. Eshtë një trajner i madh” .
Portugalia: “Leximi është i njëjtë, luajtëm një lojë të mrekullueshme. Mund të përmirësojmë disa detaje, por ekipi ishte mirë dhe nuk u zhbilancua. Kontrolluam ndeshjen dhe një veprim i caktuar na i hoqi nga duart tri pikët”.

Stili: “Stili i lojës së Spanjës nuk është i negociueshëm, është ajo që dimë më mirë dhe ajo që na ka dhënë kaq shumë suksese në vitet e fundit”.
Gjermania: “Ajo është kampione, por çdo gjë mund të ndodhë në një lojë. Meksika ishte shumë mirë, i bëri gjërat shumë të vështira për gjermanët dhe fitoi ndeshjen. Kjo tregon llojin e konkurrencës së Botërorit. Të gjithë janë shumë të motivuar”.

Related posts

Cassan tha se Icardi duhet të zgjidhë konfliktin/ Reagon Wanda Nara: Këto jan budallaqe…

Delo.autor

HOQI 5 KG PËR 20 DITË/ Pas 4 minutash lojë, Balotelli prezantohet me gol në debutim tek Monza (VIDEO)

Delo.autor

MENJËHERË PAS PUSHIMIT/ Benzema barazon rezultatin ndaj Leganes (VIDEO)

Delo.autor

Leave a Comment