Futboll Sport

Ish-kapiteni i “Tre Luanve” përkrah SHBA-në, Kanadanë dhe Meksikën për Botërori 2026

Oferta e quajtur “United 2026 World Cup” ka marrë mbështetjen e ish kapitenit të Anglisë derisa ata po i afrohen Marokos për votën e përgjithshme të FIFA’s

David Beckham i ka qëndruar prapa dhe ka mbështetur tri shtetet konkurruese SHBA, Kanadanë dhe Meksikën për të qenë mikpritëse të Botërorit 2026.

Tri shtetet e Amerikës Veriore janë në garë me Markon për të mbajtur këtë ngjarje të madhe të futbollit që fillon më 13 qershor.

Javën e kaluar FIFA konfirmojë që oferta e tri shteteve ka marrë katër nga pesë pikët e mundshme në raport, duke qenë më përpara se oferta e shtetit afrikan, të cilët kanë marrë vetëm 2.7 pikë.

Ish presidenti i korruptuar i FIFA’s Sepp Blatter ka përkrahur propozimin e Marokos, por oferta e “United” ka marrë mbështetje të Beckham.

“Një garë si Kupa e Botës meriton një vend të madh për t’u zhvilluar dhe nëse SHBA, Kanada dhe Meksika fitojnë do të ishte shumë speciale”, ka thënë ish kapiteni i Anglisë, i cili e përfundoi karrierën e tij në një klub amerikan, LA Galaxy që luan në ligën elitare amerikane MLS.

Related posts

Fanny Neguesha shtatzënë me futbollistin francez të Southampton

Q.Autor

Napoli, hidhërimi i Sarrit: Nuk e meritoja të likuidohesha duke shikuar TV

Sadik.Autor

KONFIRMOHET NGA AGJENTI I DE LIGT/ Arrihet akordi mes talentit dhe Juventus, ja rroga e “çmendur”

Delo.autor

Leave a Comment