Futboll Sport

Jo vetëm shou, këto janë 10 rekordet që Ronaldo theu ndaj Spanjës

Dje në mbrëmje, në stadiumin “Fisht” në Sochi, përballë 44 mijë spektatorëve, u luajt ndeshja e dytë e vlefshme për Grupin B e Kupës së Botës Rusi 2018. Pas ndeshjes së parë Marok-Iran, e përfunduar 1-0 për mysafirët me një gol në minutën e fundit, në Portugali-Spanjë u luajt ndeshja më spektakolare deri tani. Të dyja ekipet i realizuan pritshmëritë, duke zhvilluar një betejë të vërtetë dhe duke i dhuruar tifozëve një rezultat të papritur 3-3.
Nga njëra anë, trigolëshi i Cristiano Ronaldo-s, gjithnjë e më shumë udhëheqës i ekipit të tij kombëtar, nga ana tjetër dopieta e Diego Costa-s dhe goli i Nacho. Siç e përmendëm, megjithatë, njeriu kryesor i ndeshjes së mbrëmshme ishte padyshim numri 7 i Real Madridit, i cili pas një sezoni të frikshëm, ku ka luajtur 44 ndeshje dhe ka shënuar 44 gola, në moshën 33 vjeçare, në ndeshjen e parë për këtë Botëror ai bëri maksimumin që mund të bënte.
Përtej performancës në fushë, CR7 arriti të thyente edhe disa rekorde, që në pamje të parë duken të pabesueshme:

1) Vetëm katër lojtarë kanë shënuar në katër kampionate botërore të njëpasnjëshme: Pelé, Seeler, Klose dhe Ronaldo.

2) Cristiano Ronaldo është lojtari i parë në histori që shënon në 8 kompeticione të rëndësishme.

3) Cristiano Ronaldo është lojtari i parë portugez që shënon nga jashtë zonës në një ndeshje Kupës së Botës, pas Deco-s në vitin 2006 kundër Iranit.

4) Në këtë Botëror Ronaldo, pas vetëm 45 minutash, shënoi më shumë gola se në edicionet e mëparshme: Më herët kishte shënuar vetëm një herë në edicionet 2006, 2010 dhe 2014.

5) Ka përmirësuar statistikat e veta në fushë pas vetëm 45 minutash.
2006 (26 gjuajtje, 1 gol)
2010 (22 gjuajtje, 1 gol)
2014 (22 gjuajtje, 1 gol)
2018 (3 gjuatje, 2 gola)

6) Ronaldo shënoi tripletën e 51-të në karrierë. Ajo e mbrëmshmja ishte e 51-ta në historinë e Kupës së Botës.

7) Ronaldo në 3 edicionet e fundit të Kupës së Botës ka shënuar 3 gola në total. Në ndeshjen e parë të Kupës së Botës 2018 ai shënoi 3 gola.

8) Vetëm 3 lojtarë kanë shënuar tripletë për Portugalinë në Kupën e Botës:
Eusebio (1966)
Pauleta (2002)
Cristiano Ronaldo (2018)

9) Ronaldo ka shënuar 84 gola në ndeshjet ndërkombëtare. Rekordi mbahet nga Ali Daei (109).

10) Cristiano Ronaldo është lojtari më i vjetër që ka shënuar tripletë në Kupën e Botës: 33 vjeç dhe 130 ditë.

Related posts

Berlusconi: Shitja e Milanit e rregullt, u largova pasi vështirë të rivalizosh me sheikë

Q.Autor

Ozil shënon golin e parë ndaj Austrisë (VIDEO)

Sadik.Autor

DYFISHON SHIFRAT/ Southampton me një tjetër gol të jashtëzakonshëm ndaj Manchester United (VIDEO)

Isa.Autor

Leave a Comment