Futboll Seria A Sport

Juventus zyrtarizon blerjen e brazilianit për 40 milion euro

Klubi bardhezi ka blerë kartonin e brazilianit nga Bayern Munich, me një shifër që do të ekzekutohet në dy këste. Tashmë është zyrtare, kartoni i Douglas Costa është tërësisht në pronësi të Juventus. Futbollisti brazilian u ble prej Bayern Munich, pas një viti në huazim, për shifrën e 40 milionë euro, që do të shlyhet në dy këste.

“Juventus Football Club S.p.A. njofton se ka aplikuar të drejtën opsionale për blerjen definitive të shtërbimeve sportive të futbollistit Douglas Costa de Souza, nga klubi gjerman i FC Bayern München AG, për një shifër që korrespondon me vlerën e € 40 milionë të pagueshme në dy këste. Bazuar në paraqitjet e futbollistit gjatë zbatimit të kontratës, atëherë Bayern mund të përfitojë një vlerë të shtuar prej 1 milionë euro. Juventus kishte nënshkruar një kontratë paraqitje sportive me vetë futbollistin me afat deri në 30 qershor 2022”, citon njoftimi zyrtar i publikuar nga klubi bardhezi.

Related posts

TELENOVELA “SUPER LEAGUE”/ Urdhër gjykate për të turpëruar Ceferin, ultimatum UEFA-s për anuluar masat

Delo.autor

E FUNDIT/ Tërmet tek Inter, ylli i merkatos del pozitiv me COVID-19

Delo.autor

HUMBËN SUPERKUPËN/ PEREZ gati të TRANSFEROI lojtarin 200 milionësh (DETAJE)

Isa.Autor

Leave a Comment