Futboll Premier League Sport

Klopp zgjedh portierin e Liverpool, kushton tre herë më pak se Donnarummma dhe Alisson

Jurgen Klopp ka zgjedhur Nick Pope si portierin e Liverpool për sezonin e ardhshëm. Trajneri i Liverpool ka udhëzuar drejtuesit e klubit të paguajnë 20 milionë euro për të plotësuar kërkesat ekonomike të Burnley.

Klopp e nisi sezonin me Simon Mignolet si titullar, por paraqitjet e tij lanë për të dëshiruar dhe porta iu besua Loris Karius, i cili bëri një paraqitje shkatërrimtare në finalen e Champions League dhe mban përgjegjësi për humbjen 3-1 ndaj Real Madrid.

Pope, i cili do të jetë pjesë e Anglisë në Kupën e Botës 2018, është rreth tre herë më i lirë se dy portierët e piketuar nga Liverpool në Serie A, Alisson i Roma dhe Donnarumma i Milan.

Burnley nuk e ka problem largimin e Pope, sepse është riaftësuat Tom Heaton, ai që kishte qenë titullar përpara dëmtimit në shpatull. Me 20-25 milionë euro mund të arrihet marrëveshja.

Related posts

LIVE/ Po luhet ndeshja Tottenham-Bayern Munich. Rezultati 1-2

Delo.autor

Trajnerët shqiptarë bëjnë ligjin në Kosovë, Josa dhe Shkëmbi në “luftë” për titullin kampion

Q.Autor

Valverde befason me deklaratën interesante për gjyqtarin e El Clasicos

Sadik.Autor

Leave a Comment