Futboll Sport

Kolumbi-Japoni, aziatikët kanë marrë një fitore në pesë ndeshjet e fundit

Kolumbia dhe Japonia do ta luajnë ndeshjen e parë të Kupës së Botës në “Mordovia Arena”, në Saransk. Amerikanojugorët kanë bërë një paraqitje shumë të mirë në Botërorin e katër viteve më parë, duke shkuar deri në çerekfinale.

Objektivi në Rusi do të jetë për ta përmirësuar atë ecuri. Ky do të jetë Botërori i fundit për trajnerin e kolumbianëve, Pekerman, i cili ka marrë 7 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje në dy botërorët e mëparshëm, me skuadrën e tij që ka shënuar 18 gola dhe ka pësuar 10 të tillë.

Përballë Kolumbisë do të jetë një Japoni që nuk po kalon një moment të mirë forme. Ata kanë ndryshuar trajnerin dy muaj para fillimit të Kupës së Botës, por loja e ekipit nuk është përmirësuar. Aziatikët kanë mundur 4-2 Paraguain në miqësoren e fundit, duke i dhënë fund një ecurie prej pesë humbjesh të njëpasnjëshme.

Këto dy kombëtare janë ndeshur në Brazil para katër vitesh, me Kolumbinë që ka fituar 4-1 në fazën me grupe. Gjithsesi, Kolumbia, që nuk ka pësuar asnjë humbje në katër ndeshjet e fundit (2 fitore, 2 barazime), disfatën e fundit e ka marrë kundër një ekipi aziatik (Koreja e Jugut).

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA ITALIA/ Interi gati të transferojë futbollistin e Bayern Munich

Delo.autor

TRIUMFOJNË NË “REDI MALOKU”/ Krutanët mposhtin Luftëtarin, i falen penalltisë

Delo.autor

Rossi përgëzon Marquez për titullin: E meriton, ka motorin më të mirë

Isa.Autor

Leave a Comment