Futboll Sport

Kukësi “ndërron” stadium, jo vetëm për Europën në “Loro Boriçi”

Kukësi do marrë pjesë në Europa League në këtë sezon dhe ndeshjet europiane do i zhvillojë në ‘Loro Boriçi’. Kjo për shkak se ‘Zeqir Ymeri’ nuk i plotëson kriteret e UEFA-s ndërsa edhe ‘Selman Stërmasi’ nuk është në kushtet ideale. Por ndoshta opsioni për të luajtur në Shkodër do aplikohet edhe gjatë sezonit të Superligës.

Kjo pasi stadiumi i Kukësit do vihet në rikonstruksion dhe nuk do jetë i gatshëm që të presë ndeshje. Ndërsa ‘Selman Stërmasi’ do jetë në shërbim të Tiranes dhe Partizanit. Vllaznia tashmë e rënë në Kategorinë e Parë me siguri shumicën e ndeshjeve do i zhvillojë në ‘Reshit Rusi’ dhe në këtë mënyrë stadiumi ‘Loro Boriçi’ do jetë i gatshëm për skuadërn verilindore.

Related posts

Juventus rikthen Pirlo-n në Torino?

Q.Autor

Man City arrin numrin e 100 golave këtë sezon në Premier League

Sadik.Autor

PAS FITORES NDAJ LUFTËTARIT/Trajneri Lerda i shqetësuar: Duhet të përmirësohet në aspektin taktik, por…

Delo.autor

Leave a Comment