Futboll Sport

Kukësi ”ndez motorët”, një pikëpyetje e madhe dhe një sulmues

Kukësi ka nisur sot paradite përgatitjet për ndeshjet e Evropës, teksa skuadra është vënë nën urdhrat e trajnerit Peter Pacult. Austriaku ka vrapuar së bashku me grupin e lojtarëve, që ende nuk është i plotë. Pritet që në vijim skuadra të plotësohet dhe të afrohen edhe të tjerë lojtarë, pasi kjo shihet e domosdoshme për të qenë konkurrues në Evropë dhe për sezonin e ardhshëm në Kategorinë Superiore. Deri më tani janë bërë katër afrime: Faton Maloku (Portieri, Feronikeli), Edis Maliqi (Mbrojtës i djathtë, Shkupi), Harallamb Qaqi (Mbrojtës qendre, Laçi) dhe Arlind Kalaja (Sulmues anësor, Vllaznia).

Një sulmues është objektivi kryesor i Kukësit dhe drejtori sportiv Nderim Nexhipi po punon për këtë. Ditën e sotme me grupin është bashkuar edhe një element i ri, i cili luan në sulm. Ai është 19-vjeçari Markelo Varfi dhe vjen nga Greqia. I riu duhet të bindë trajnerin Pacult me cilësitë e tij. Por drejtuesit duhet të gjejnë një zgjidhje edhe për krahun e majtë të mbrojtjes. Simo Rrumbullaku mund të largohet dhe të mos jetë pjesë e verilindorëve sezonin e ardhshëm.

Kjo u la të kuptohej menjëherë, teksa Kukësi tentoi të firmoste me Emiljano Mustën, por ky i fundit refuzoi, duke rinovuar me Flamurtarin. Më parë nga skuadra e Pacult është larguar edhe Eni Imami, lojtar polivalent që aktivizohej edhe në të majtë të prapavijës. Gjithsesi një alternativë te Kukësi e kanë. Ardit Peposhi, i afruar vjet, e ka bërë atë rol te Korabi e Teuta. Mbetet për t’u parë nëse do t’i besohet atij ai rol.

Related posts

OSASUNA-BARCELONA/ Xavi i beson treshes së sulmit Gavi-De Jong-Dembele (FORMACIONET ZYRTARE)

Delo.autor

KALOI ARREST KARDIAK/ Interi telefonon Eriksen, kthimi në Milano dhe situata aktuale e danezit

Delo.autor

Këta janë 10 futbollistët e mëdhenj që shkëlqyen edhe si trajnerë

Sadik.Autor

Leave a Comment