Futboll Sport

“Kumanova është Shqipëri”, kapiteni kuqezi tërbon maqedonasit

Taulant Seferi, pas fitores në miqësoren kundër Bjellorusisë (3-2), në dhomat e zhveshjes është fotografuar me një bluzë (kanatiere) të bardhë, në të cilën shkruhej “Kumanova është Shqipëri”.  “Kumanova është Shqipëri. Shumë i lumtur me fitoren dhe me asistin. Ju faleminderit për të gjitha mesazhet e bukura, krenar me këtë fanellë kaq të bukur”, – ka qenë postimi i Seferit në rrjetet sociale.

Dhe, ky postim i tij në Facebook është bërë temë kryesore në disa media maqedonase. “Provokim i rëndë nga ish-lojtari i Maqedonisë: Kumanova është Shqipëri!” – është titulli i portalit “sportclub.mk”. Më tej, në artikullin e këtij portali thuhet se “Seferi, në miqësoren kundër Bjellorusisë, ka pozuar me fanellën me mbishkrimin: Kumanova është Shqipëri”.

Ndërsa portali tjetër “Sport1.mk” del me titullin: “Ishte debutues më i ri për Maqedoninë dhe tani vesh fanellën me mbishkrimin: Kumanova është Shqipëri”. Ky portal me ironi shkruan se nuk pret nga “kokat e mençura” të FFM-së ndonjë reagim.

Related posts

FORMULA 1/ Doli mes flakëve si “Terminatori”, ja 26 sekondat e “ferrit” të pilotit Romain Grosjean

Delo.autor

FITORE SPEKTAKOLARE NË “CAMP NOU”/ Talenti Fati nderon Barcelonën me dopietë

Delo.autor

Sfida “jetike” ndaj PSV/ Spalletti: Më e rëndësishmja që kur kam ardhur te INTERI, lojtarët QË NUK…

Isa.Autor

Leave a Comment