Futboll Sport

Kupa e Botës/ Bouhaddouz shokon Marokun, i dhuron 3 pikë Iranit (VIDEO)

Një autogol në kohën shtesë i Bouhaddouz i ka dhënë fitoren Iranit! Teksa loja dukej sikur do të mbyllej pa gola, ishte pikërisht ai autogol i pafat që vulosi rezultatin 1-0 për aziatikët. Vetë ndeshja, megjithëse me vetëm një gol në fund, ishte e bukur dhe me një ritëm të pëlqyeshëm teksa të dyja skuadrat kanë qenë gjatë gjithë kohës në kërkim të rrjetës, që padyshim do të kishte qenë goli nokautit, ashtu siç ndodhi.

Ishte Maroku që e nisi mirë ndeshjen duke rrezikuar portën kundërshtare në disa momente, por është treguar i pasaktë. Por në gjysmën e dytë të pjesës së parë ishte Irani që më në fund u fut në lojë duke prodhuar disa raste të mira për gol që nuk i shfrytëzon siç duhet.

Pas pushimit ndeshja ishte më e ekuilibruar. Kishte aksione nga të dyja krahët dhe ritmi i lojës mbeti i lartë. E vetmja zhurmë që dëgjohej ishte ajo e lugëve, instrumente frymorë tradicionalë rus që do të jenë kolona zanore e Kupës së Botës. Tre pikë të rëndësishme për Iranin, që megjithëse nuk ka shumë shpresa të avancojë në fazën e nokautit, të paktën e ka të sigurt se nuk do të dalë pa pikë nga ky kompeticion. Ndërkohë ekipi që rrezikon të kthehet në shtëpi tani është Maroku, pasi e presin dy sfida të vështira ndaj Spanjës dhe Portugalisë.

https://www.dailymotion.com/video/x6lyp58

Related posts

LËSHOHET “BOMBA” NGA FRANCA/ Kjo nuk pritej, përmbyset situata e Neymar te PSG

Delo.autor

Roma me “cicërima” origjinale që ndez ëndrrat e tifozëve

Sadik.Autor

LAJM I MIRË/ Bayern Munich kompletohet, katër lojtarë dalin nga karantina pasi e kalojnë koronavirusin

Delo.autor

Leave a Comment