Futboll Premier League Sport

Legjenda angleze bekon Kejnin: Është një futbollist i shkëlqyer dhe mund të…

Sër Xhef Hërst ka statusin e një heroi në Angli. I vetmi futbollist që ka shënuar një tripletë në një finale të Kupës së Botës, teksa Anglia fitoi për herë të parë Botërorin (mundi 4-2 Gjermaninë Perëndimore në 1966), sheh veten e tij te kapiteni aktual i “Tre Luanëve” Herri Kejn, për të cilin thotë se është i aftë ta udhëheqë kombëtaren drejt titullit të dytë kampion bote në Rusi. Sulmuesi 24-vjeçar u bë pas ndeshjes me Panamanë anglezi i tretë që shënon tripletë në një ndeshje të Botërorit pas Hërst dhe Linekerit.

“Jam i lumtur. Anglia më ka bërë të lumtur. Sauthgejt po punon shumë mirë. Kishim harruar sesi të festonim. ‘Euro 2016’ dhe ‘Brazil 2014’ ishin pak zhgënjyes. Unë shënova tripletën perfekte në 1966. Me të djathtën, me të majtën dhe me kokë. Por Herrit nuk duhet t’i heqim asnjë meritë. Cinikët thonë se ‘ti nuk do më që Anglia të fitojë një Kupë Bote apo të shënohen tripleta, sepse do të të thyhen rekordet’.

Related posts

Transferimi te Barcelona, Carragher: Coutinho nuk vlen aq para

Q.Autor

KARTONI PRO “LOS BLANCOS” NDAJ ATALANTËS/ Ja pse tradhtohet arbitri. Mendi ishte në zonën DOGSO, por… (FOTO)

Delo.autor

HUMBI VENDIN E PARË NË PREMIER/ Klopp i kthehet gazetarit: Ti mendon se futbolli është PlayStation? Por nuk…

Delo.autor

Leave a Comment